Tatimet e Tiranës zhvendosen te Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve te 21, ja si do veprohet

Read Time:1 Minute, 6 Second

Në vijim të Aktit të Konstatimit të Institutit të Ndërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Nr.55925 prot, datë 05.12.201 9, i cili mbas vlerësimit të të gjithë godinës 6-katëshe ku operon Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, ka çertifikuar se objekti është i pabanueshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se:

  • Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë do të vijojë punën e saj në përmbushjen e të gjitha detyrave funksionale, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.
  • Të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, janë të lutur që për çdo komunikim të dorëzojnë kërkesat e tyre në kutinë postare që ndodhet në ambjentet e kësaj drejtorie, vend ku do të menaxhohen dhe do të ofrohen edhe shërbimet e të gjitha drejtorive të DRT Tiranë.

Menjëherë pas konstatimit paraprak të dëmit nga tërmeti i datës 26 nëntor, të gjitha shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë dhe do të vijojnë aty deri në një njoftim të dytë.

Administrata Tatimore falenderon tatimpaguesit për mirëkuptimin në këtë situatë të krijuar, duke ju siguruar se po bën çdo përpjekje të mundshme, për të adresuar një zgjidhje të qëndrueshme, në ofrimin e shërbimit në kushte optimale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Duhet të nisë puna pa humbur kohë”, Basha: Ja ç’më thanë banorët e prekur nga tërmeti në Durrës
Next post Presidenca shqiptare e OSBE-së për vitin 2020, Rama: Zëri i çdo shteti do të dëgjohet me respekt, përgjegjësi për më shumë se 1 miliard njerëz