Home Aktualitet Kontribut pas tërmetit/ Një grup arkitektësh dhe inxhinierësh shqiptarë nga Nju-Jorku vullnetarisht në Shqipëri

Kontribut pas tërmetit/ Një grup arkitektësh dhe inxhinierësh shqiptarë nga Nju-Jorku vullnetarisht në Shqipëri

nga Albina Hoxhaj

Një grup arkitektësh dhe inxhinierësh shqiptarë kanë ardhur nga Nju-Jorku vullnetarisht në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre profesional në vlerësimin e çerdheve, shkollave dhe ndërtesave të tjera në zonat e prekura nga tërmeti.

Grupi i arkitektëve dhe inxhinierëve është takuar me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Grupi i ekspertëve shqiptaro-amerikanë ka shprehur gatishmërinë që në të ardhmen të përcjellë përvojën dhe dijen që disponon në funksion të zhvillimit të Shqipërisë.

“Sot, gjatë takimit me grupin e arkitektëve dhe inxhinierëve shqiptarë të ardhur nga Nju-Jorku vullnetarisht në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre profesional në vlerësimin e çerdheve, shkollave dhe ndërtesave të tjera në zonat e prekura nga tërmeti. Grupi i ekspertëve shqiptaro-amerikanë u shpreh i gatshëm që në të ardhmen të përcjellë përvojën dhe dijen që disponon në funksion të zhvillimit të vendit të origjinës”, u shpreh ministri Majko pas takimit.

Grupe të shumta ekspertësh, arkitektësh, inxhinierësh dhe urbanistësh vendas dhe të huaj ndodhet këto ditë në terren të zonat e prekura  nga tërmeti i 26 nëntorit, për të vlerësuar dhe verifikuar dëmet që kanë pësuar shtëpitë dhe pallatet, duke i klasifikuar ato nëse janë të dëmtuara apo jo dhe nëse janë të banueshme apo jo.

Lajme te ngjashme