Home Politike “S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga”, Vokshi i kthehet Ramës: Mashtron, ja urdhri për Policinë

“S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga”, Vokshi i kthehet Ramës: Mashtron, ja urdhri për Policinë

nga Albina Hoxhaj

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se administratës nuk do t’i mbahet nga rroga asnjë lekë për të shkuar për fondet e të prekurve nga tërmeti, vjen një deklaratë nga ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Kjo e fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ Vokshi i është kundërvënë kryeministrit, ndërsa e akuzon atë për mashtrim. Ajo ka postuar një vendim ku thuhet se si jepet urdhër drejtorisë së policisë së Shkodrës që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti. Sipas Vokshit, interesi kryesor i kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndërtimi.

MESAZHI I VOKSHIT
Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.
Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhrin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.
Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndërtimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin për shtëpitë e pallatet.

Lajme te ngjashme