Tërmeti, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin

Read Time:1 Minute, 31 Second

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispozicion 600,000 €, për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara.

Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua në Ministrinë e Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersböck.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i misionit në Ambasadën Austriake në Turanë, Christian Steiner.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti, duke rindërtuar ose riparuar shtëpitë e dëmtuara. Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë kryesisht bashkitë e Durrësit dhe të Tiranës. Partner zbatues i kësaj marrëveshjeje është Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe do të informohet në mënyrë të vazhdueshme, direkt në terren për ecurinë e këtij projekti.

Projekti ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 mars 2021.

Austria ka qenë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që ka ofruar mbështetjen e saj në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së duke siguruar pas tërmeteve të 21 shatorit dhe 26 nëntorit 2019, gjeneratorë, batanije, krevatë portativë dhe mjete higjeno-sanitare.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për kontributin e Austrisë.

“Mirënjohje për Austrinë që siç ka qenë gjithnjë mbështetëse e Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe kësaj radhe ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma materiale në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, ndërkohë që veç kontributit në kuadër të BE, dhuron vetëm pas 1 jave, 600,000 € për rindërtimin e banesave”, – tha Xhaçka.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri në Kuvend, ISP: Pati parregullësi, procesi mund të vihet në diskutim
Next post Basha në Durrës: Rritje e numrit të inxhinierëve vlerësues