Home Aktualitet Çela premton hetime të thellua për dëmet e tërmetit: Do kthejmë besimin tek drejtësia, prokuroria do spikasë

Çela premton hetime të thellua për dëmet e tërmetit: Do kthejmë besimin tek drejtësia, prokuroria do spikasë

nga Albina Hoxhaj

Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela, në fjalën e tij prezantuaese u shpreh shumë optimist se në punën e tij në krye të akuzës do të bëjë një punë të mirë. Çela u shpreh se deri tani është bërë një punë e mirë, në një situatë jo të favorshme, por tani që do ngirhen institucionet e reja, Prokuroria kërkon inmpulse të reja.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, premtoi hetime të thelluara për tërmetin, duke shtuar se do gjenden mekanizmat e duhur që të publikut ti kthehet besimi tek drejtësia dhe prkuroria të tregojë se është në lartësinë e duhur.

“E vlerësoj për transparencën që ne si institucion duhet të kemi ndaj medias dhe publikut. Unë e falenderoj Markun për punën e bërë gjatë këtyrë dy viteve dhe për ktë që ka bërë. Marku ka punuar në një fazë tranzicioni dhe ka bërë më të mirën e mundshme. Tani jemi në një fazë të re, pasi po ngrihen institucionet e drejtësisë. Besoj se janë mundësinë, ekziston mbështetja për ti dhënë vendin një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të behet pjesë e BE. Rezultate t epunës sonë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Në këto kushte unë mendoj se ka tashmë, mundëse përmes të cilave që prokuori të ndyshojë, për ti dhënë jetë ideve të reja dhe të arrijmë ato që të gjithë presim me padurim. Vendi po përballet me një krizë, për shkak të ngjarjeve në fund të muajit nëntor, dhe përgjigja që duhet të japë prokuroria duhet të spikas. Njerëzit kërkojnë drejtësi, prandaj kjo kërkon një angazhim maksimal dhe të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur”, u shpreh Çela.

Lajme te ngjashme