Home Politike Pasojat nga tërmeti, Turqia mbledh konferencën e donatorëve për Shqipërinë

Pasojat nga tërmeti, Turqia mbledh konferencën e donatorëve për Shqipërinë

nga Albina Hoxhaj

Turqia do të zhvillojë një konferencë donatorësh për të mbështetur Shqipërinë për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për menaxhimin e situatës pas tërmetit, kryeministri Rama informoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte organizuar një takim të madh me Stamboll me investitorë dhe biznesmenë, ku një panel i veçantë do t’i kushtohet Shqipërisë.

“Nesër do të udhëtoj drejt Stambollit për të marrë pjesë në takimin e madh që ka organizuar Presidenti me investitorë dhe biznesmenë, ku do të kemi një panel të veçantë për të adresuar këtë çështje”, – theksoi Rama.

Lajme te ngjashme