Soreca mirëpret zgjedhjen e kryeprokurorit: Zbatimi i Reformës në Drejtësi, mbetet prioritet

Read Time:27 Second

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përshëndeti pasditen e sotme zgjedhjen e kryeprokurorit Olsian Çela.

“Mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, tha ai.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet prioritet kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit Europian”, përfundoi kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Olsian Çela u zgjodh sot Prokurori i ri i Përgjithshëm me 101 vota pro të deputetëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post PD kërkesë me 5 pika qeverisë dhe Bashkisë Krujë: Brenda 10 ditësh jepni llogari për jetët e humbura dhe dëmet në Thumanë
Next post Tërmeti, Voda: Kemi inspektuar mbi 4000 objekte, në ekipe edhe 83 ekspertë të huaj