Home Politike Koalicion PD-PS? Berisha: Varrosje e demokracisë

Koalicion PD-PS? Berisha: Varrosje e demokracisë

nga Albina Hoxhaj

“Goditje mëshiruese” e ka konsideruar ish-Kryeministri Sali Berisha mundësinë e një koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Opinion”, i pyetur nëse ka mundësi që të ndodhë ky koalicion, ish-Kryeministri Berisha tha se një lëvizje e tillë do t’i jepte goditje të madhe demokracisë në Shqipëri.

A ka mundësi për një koalicion mes PS dhe PD?

Sali Berisha: Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, se s’mund ta quajmë demokratik, por goditje e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narkoshtet dhe një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë tek shqiptarët për të rimarrë rrugën e ligjit. Standardet këtu kanë marrë fund. Problemi është këtu, ka dhe më keq. Se nëse do bëhej një koalicion, atëherë do të përjetohej çelnikosja e këtij narkoshteti, e kësaj kakistokracie. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, duke patur PS, partinë e cila krijoi këtë situatën.


Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!