Home Politike Presidenti Meta përzgjedh me short nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020

Presidenti Meta përzgjedh me short nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020

nga Albina Hoxhaj

5 Dhjetor 2019 Presidenti Meta përzgjedh me short nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta në zbatim të plotë të detyrimeve Kushtetuese dhe ligjore, zhvilloi sot në datë 5 dhjetor 2019, ora 12:00 shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili e ushtron detyrën me një mandat njëvjeçar. Mandati i këtij këshilli ushtrohet prej datës 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020.

Shorti u hodh në prani të Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca, e cila monitoroi procesin së bashku me përfaqësuesit e institucionit që drejton, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Gent Ibrahimi, Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor zotit Maksim Qoku, përfaqësueses të Gjykatës Kushtetuese zonjës Olta Aliaj, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara zonjës Leyla Moses-Ones, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë deputetes zonjës Klotilda Bushka, Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit për zbatimin e ligjit nr.115/2016, pranë Kuvendit të Shqipërisë zotit Artan Spahiu, drejtueses së Seksionit Ligjor të Delegacionit të Bashkimit Europian zonjës Lenka Vitkova, etj.

 Procesi i shortit u transmetua direkt e me transparencë të plotë edhe nga Televizioni Publik Shqiptar.

  Në përfundim të hedhjes së shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë për vitin 2020 janë:

1. Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese;
2. Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese;
3. Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë;
4. Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme;
5. Miranda Andoni nga Gjykatat e Apelit;
6. Saida Dollani nga Gjykatat e Apelit;
7. Ludovik Dodaj nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
8. Fatjona Memçaj nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
9. Arjan Qafa nga Gjykatat Administrative.

Me të njëjtën procedurë u zgjodhën dhe Anëtarët Zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për çdo institucion, si më poshtë:

1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese;
2. Bilbil Mete nga Prokuroria e Përgjithshme;
3. Nazmi Troka nga Gjykata e Apelit;
4. Nezir Gjoka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
5. Marjana Velçani (Idrizi) nga Gjykatat Administrative.

Shënim: Për shkak të mungesës së kandidatëve nga lista e dërguar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë nuk ka anëtar zëvendësues.

Lajme te ngjashme