Home Politike Murrizi kritika qeverisë: Shkuat mes pluhurit të tërmetit për të bërë estradë, angazhimi juaj një flluskë sapuni

Murrizi kritika qeverisë: Shkuat mes pluhurit të tërmetit për të bërë estradë, angazhimi juaj një flluskë sapuni

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka qenë i ashpër sot në Kuvend gjatë fjalës së tij, ku ka ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë. Murrizi tha se Rama ka shkuar mes rrënojave të tërmetit për të bërë estradë.

Në mes të pluhurit të tërmetit shkuat aty për të bërë estradë në kamera dhe për të thënë (Rama) se i do shumë shqiptarët pasi të vdesin. Qeveria nuk është shoqatë, nuk është Elvis Naçi dhe shpreh konsideratë për të gjithë kontributin e tij. Shqipëria ka një buxhet prej 4 miliardë eurosh dhe duhet të mendojë për një ditë të zezë. A ka menduar për një ditë të tillë? Jo! Mos na qani si faturino urbanësh. I gjithë angazhimi juaj është një flluskë sapuni”, u shpreh deputeti.

Më tej nënkryetari i Kuvendit, tha se të gjithë deputetët duhet të ishin mbledhur në seancë të jashtëzakonshme pas shpalljes së gjendjen e fatkeqësisë natyrore.  

Nëse do ta merrnit në konsideratë duhej të bëhej një seancë e jashtëzazkonshme enkas për këtë. Na keni me nxitim për një seancë prej 18 pikash, zero për tërmetin. Pika e parë: Dhënia me koncesion 17 milion euro një kompanie për faturimin online të një kompanie fantazmë. Pika 3. Heqja e tatim fitimit nga 15 në 5 për qind koncesionarët që sjellin makina të reja. Pika 5. Ligjin që u vini këmbën në fyt 109 mijë bizneseve për pajisjen me kasat e reja.

Pika 7. Miratimi në parim i buxhetit 2020. Dhe ju thoni që nuk preket buxheti, për çfarë po flasim. Emergjencave u është parashikuar 2.6 milionë euro për vitin 2020. A e zgjidh problemin, në një kohë kur specialistët thonë që dëmi është mbi 500 milionë euro? Jo! Thoni që do ta zgjidhim me donacionet. Kjo është gjithë ajo çka kjo qeveri ka për emergjencat. Hiqjani 40 milionë euro portalit të qeverisë, atij të bashkëqeverisjes. Merr 40 milionë euro në vit”, tha ndër të tjera Murrizi.

Lajme te ngjashme