Pas zgjedhjes së anëtarëve të KED-së ka reaguar Presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se shori ishte transparent.

“Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm.”, shprehet Presidenti Ilir Meta.

Sot u zgjodhën anëtarët e KED-së. Nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Vitore Tusha dhe Fjona Papajorgji dhe si anëtare zëvendësuese në KED, Marsida Xhaferllari. Ndërsa nga Gjykata e Lartë është zgjedhur automatikisht Ardian Dvorani. Arta Marku si anëtare e KED-së nga Prokuroria e Përgjithshme. Po kështu janë zgjedhur dy gjyqtarë e dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykatat Administrative.