Home Politike Buxheti 2020 dhe Kryeprokurori i ri pritet të miratohen sot në Kuvend

Buxheti 2020 dhe Kryeprokurori i ri pritet të miratohen sot në Kuvend

nga Albina Hoxhaj

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti për vitin 2020.

Gjithashtu sot në rendin e ditës së Kuvendit është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Kuvendi sot pritet të miratojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në Kuvend sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

Gjithashtu sot në rend të ditës është edhe projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe aktin normativ nr. 4 datë 30.11.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”’.

Gjithashtu sot në rend të ditës është edhe akti normativ nr. 5 datë 30.11.2019 “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, date 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe aktin normativ nr. 6, datë 30.11.2019 “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.

Në Kuvend sot do të shqyrtohet edhe akti normativ nr. 7 datë 30.11.2019 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”’.

Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin final të konferencës së shteteve anëtare të Konventës Ndërkombëtare për Standardet e Kualifikimit, Çertifikimit dhe Shërbimit për Detarët, (STCW) 1978”.

Kuvendi pritet të miratojë sot edhe projektrezolutën “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimit në proceset demokratike kombëtare”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Si edhe projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Sot në rend të ditës është edhe Projektvendimi “Për një shtesë në objektin e veprimtarisë së komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në organet e qeverisjes vendore”, ngritur me vendimin e Kuvendit nr. 84/2019”.

Lajme te ngjashme