Home Aktualitet Tërmeti/ Solidarizohet KE, dhuron 15 milionë euro për familjet e prekura, Von Der Leyen: Konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë

Tërmeti/ Solidarizohet KE, dhuron 15 milionë euro për familjet e prekura, Von Der Leyen: Konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë

nga Albina Hoxhaj

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti.

Ky lajm është  bërë me dije nga shefja e KE, Ursula Von der Leyen, e cila ka deklaruar se dhurimi i kësaj shume është vetëm hapi i parë i ndihmës.

“Solidaritet për Shqipërinë. Si hap i parë kemi vendosur të dislokojmë një shumë prej 15 milionë eurosh nga Fondi i Politikës së Fqinjësisë në mënyrë të menjëhershme për të mbështetur popullin shqiptar dhe gjithashtu kemi vendosur që të organizojmë një konferencë donatorësh dhe do t’i telefonoj kryeministrit Edi Rama sërish sot për ta informuar mbi këtë iniciative”, tha Ursula Von der Leyen.

Komisioneri për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič do të udhetojë sot drejt Shqipërisë për të ofruar nje vlerësim për gjendjen e ndërtesave dhe për rate se cfarë lloj ndihme nevojitet për Shqipërinë.

Ndërkohë, pak minuta pas kësaj presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ramën ku e ka informuar se KE dhuron 15 milionë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit tragjik. Më tej von der Leyen shprehet se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.

“Sapo kam folur me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Europian premton 15 milion euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar. Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”, shkruan Presidentja e KE.

Një javë më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues, ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet, ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Shumë godina janë shpallur të pabanueshme dhe ka nisur shembja e tyre.

Lajme te ngjashme