Financat: Kontributi i buxhetorëve do të jetë vullnetar, nuk ka urdhër për cungimin e pagave

Read Time:2 Minute, 36 Second

Administrata publike po orientohet këto ditë që të paguajë një pjesë nga rroga e muajit për kompensimin e dëmeve të krijuara nga tërmeti në zonat e prekura, por Ministria e Financave pohoi se nuk ka asnjë urdhër zyrtar për të bërë kontributin të detyrueshëm.

Këto ditë janë datat e pagesave të rrogave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë etj. Drejtues të institucioneve sidomos nëpër rrethe kanë rritur presionin në punonjësit publike që të kontribuojnë më të paktën gjysmën e pagës, por kërkesa për vullnetarizëm me ‘forcë” po refuzohet nga punonjësit të cilët pohojnë se do të kontribuojnë sipas  mundësive.

Burimet zyrtare nga Ministria e Financave pohuan se nuk ka asnjë urdhër nga  qeveria dhe as nga departamenti i thesarit për kontribut të detyruar, duke sqaruar se edhe administrata mund të bashkohet vullnetarizmit me aq mundësi sa ka.

Ndërsa deri tani ka të dhëna mbi vullnetarizmin në shoqatat kryesore si “Fundjava Ndryshe”, Fondacioni “Firdeus” etj, ende nuk ka të dhëna për kostot e rindërtimit të zonave të prekura që besohet që janë qindra milionë euro për të cilat vullnetarizmi sado i madh që të jetë nuk mund të mbulojë dot shpenzimet që kërkon procesi i rimëkëmbjes.

Administrata shtetërore numëron rreth 86 mijë punonjës, por me gjithë ndërmarrjet në pronësi të shtetit, dhe pushtetin lokal ky numër i kalon të 150 mijë punonjësit. Shumë drejtues institucionesh kanë kërkuar që punonjësit në varësi duhet të lënë kontribut deri 50% të pagës. Në disa raste kjo po bëhet në formën e kërcënimit, por Ministria e Financave pohoi se asnjë punonjës nuk duhet të ndihet i kërcënuar dhe shantazhuar për kontribut të detyrueshëm.

Dëmet në banesa përfshijnë qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani dje në orën 12:00 është si më poshtë:

Shtëpi të shembura:                       1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:           5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:             3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:          558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56,      Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:            335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara:                      28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara:                      146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore:                   2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Aranita Brahaj: Tragjedia në ambientet e Kavalishencës! Pyetje për Ministrinë e Brendshme
Next post Presidenti Meta ngushëllon familjen Abazi për humbjen e jetës së dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti i 26 nëntorit