Sot shënohet 107-vjeotri i themelimit të Forcave të Armatosura. Në një postim në Facebook, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka falenderuar të gjithë efektivët në emër të të gjithë popullit, pasi sipas saj ata janë heronjtë e heshtur që mbërrijnë të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi.

“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë! Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit. Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës! #107VjetFA🇦🇱”, shkruan ministrja Xhaçka.