Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar se në një konferencë për mediet se në Tiranë, Durrës Kurbin dhe Vorë rifillon mësimi në datën 9 dhjetor.  Ndërsa ka theksuar se nesër fillon mësimi në Lezhë dhe Mirditë.

Për nxënësit e prekur nga tërmeti, të cilat janë vendosur nëpër hotele, ministrja u shpreh se është bërë themelimi i shkollave të përkohshme në këto godina deri në një tjetër zgjidhje.

Qarku Durrës, bashkia Kurbin, Vorë dhe Tiranë fillojnë mësimin në 9 dhjetor, të tjerat nesër. Në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. 4800 nxënës të prekur nga tërmeti.”, është shprehur ajo.

Ndërsa për kopshtet dhe shkollat private ministrja u shpreh se duhet të merret një konfirirmim nga Instituti i Ndërtimit për gjendjen e tyre.  “Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan pë rti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. “ tha ajo.

26 shkolla në vend janë të dëmtuara nga tërmeti. Pritet që të shemben së shpejti dy shkolla në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë shkollave “Emin Duraku”  dhe “Sami Frashëri” u është vënë shiriti pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur.