Shahini: Masat e ndërmarra garantojnë rifillimin normal të procesit mësimor

Read Time:1 Minute, 15 Second

Në kuadër të punës intensive për rikthimin në normalitet të procesit arsimor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) znj. Besa Shahini ka inspektuar gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë ku është takuar me mësuesit e kësaj shkolle, si dhe ka parë nga afër masat e ndërmarra deri më tani.

Ministrja Shahini konstatoi se ky gjimnaz ka zbatuar draft-udhëzimin e MASR në lidhje me planin fillestar të mbrojtjes që duhet të ndërmerret në rast tërmeti. Ndërkohë, u pa një përgatitje e mirë e mësuesve, secili kat i shkollës me koordinatorin e tij të sigurisë dhe në çdo korridor gjendej i publikuar plani i daljeve emergjente. Të gjitha këto masa, sipas Ministres Shahini, garantojnë rifillimin normal të procesit mësimor.

Kujtojmë se plani i veprimit në rast tërmeti është shpërndarë tashmë në çdo shkollë të vendit. Sipas këtij plani, secili mësues nëpër shkolla duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasa dhe planin e daljes emergjente.

Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan-dalje emergjente në nivel shkolle. Pas rakordimit, plani duhet të printohet dhe publikohet në një vend të dukshëm ku postohen edhe njoftimet e tjera të shkollës.

Në ditën e parë të rifillimit të mësimit, e cila parashikohet të jetë fleksibël, ky plan veprimi do të diskutohet dhe ushtrohet me nxënësit. Pra, do të bëhet një simulim mbrojtjeje dhe daljeje emergjente në rast tërmeti. Pas kësaj, do të mbahen leksione për fenomenin natyror që shkakton tërmetin dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post U rikonstruktua nga Veliaj më 2016/ Shkollës “Emin Duraku” në Tiranë i vihet shiriti, çarje muresh dhe plasaritje
Next post Tërmeti, dëmtohet gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, nxënësit zhvendosen në 2 godina të tjera