Home Bota Samiti i NATO-s/ Rama merr pjesë në pritjen e organizuar nga Mbretëresha Elizabeth II

Samiti i NATO-s/ Rama merr pjesë në pritjen e organizuar nga Mbretëresha Elizabeth II

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II.

Pritja është zhvilluar në Pallatit Buckingham me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), dhe samitit që mbahet në Londër në 3 dhe 4 dhjetor të 2019-ës.

Siç shihet edhe nga foto Rama qëndron në këmbë krah presidentit maqedonas Zoran Zaev.

Por, në qendër të fotografisë së përbashkët qëndron Mbretëresha Elizabeth II, Princi Filip i Anglisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg si dhe të gjithë krerët e shteteve anëtare të Aleancës si presidenti amerikan Donald Trump, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan etj.

Lajme te ngjashme