“Do digjej Parlamenti? Po i përvëluar është”, Manjani: 120 copa mishi me nga dy sy secili.

Read Time:43 Second

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson të djegur dhe të përvëluar parlamentin e Shqipërisë. Duke vënë në dyshim deklaratën se do digjej parlamenti, Manjani shkruan se ka brenda ‘120 copa mishi me nga dy sy secili’. Sipas tij, krahasimi me djegien e Reichstag është idiotesi pasi Hitleri duhet të digjte diçka që se merrte dot ndryshe, ndërsa Rama e ka në xhep Parlamentin.

POSTIMI I MANJANIT
Do digjej Parlamenti?!
Po i djegur dhe i përvëluar është!
A e keni parë se çka brenda?

120 copa mishi me nga dy sy secili. Mungojnë edhe 20 të tillë. Por punë e madhe! Nuk ndryshon asgjë.
Po me demek-ligjet që bën a ia keni lexuar? Të gjitha kundër Kushtetutës.
Faqe e zezë! Blozë fare! Blozë e dalë nga një zjarr i përhershëm me shumë tym të zi. Çka mbetur për t’u djegur më?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Socialistët kundër presidentit, Kuvendi rrëzon 8 dekretet e Metës
Next post Dështimi i modelit “shembullor” Veliaj dhe nevoja për shembjen e Lalit