Dëmet nga tërmeti, bilanci: 1183 të shembura dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë
Zv/ Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc të banesave të dëmtuara deri tani.
Qarqet më të prekura nga tërmeti janë Durrësi, Tirana dhe Lezha.
Ndërkohë dëme kanë rezultuar edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat.
Në një deklaratë për mediat zv.ministrja Voda tha se në total janë 1183 shtëpi të shembura nga tërmeti dhe 1050 nga to vetëm në Durrës.
Bilanci paraprak:
Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)
Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)
Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)
Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:
Të evakuuar:……………………3224
Hotele:……………………………1961
Çadra:…………………………….964
Qendra sociale:………………..867
Familje:………………………….2525
Voda tha se po vijon puna në terren për inspekritmin e dëmeve në banesa në të gjitha qarqet e prekura.
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.
Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:
Durrës – 9 objekte
Thumanë – 8 objekte
Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:
Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës
Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”
Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuqe)
Ministrja Voda, potencoi faktin se tashmë, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:
0694114100
0694114101
0694114040
Shumica dërrmuese e thirrjeve kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë.
Zv. Ministrja Voda, tha se në Shqipëri kanë mbërritur 30 inxhierë nga Kosova duke e çuar numrin e inxhinierëve 159 në total.