Home Aktualitet “Betoni flet”, Lulzim Basha në Sukth: Asnjë ndërtesë të mos prishet pa e studiuar,

“Betoni flet”, Lulzim Basha në Sukth: Asnjë ndërtesë të mos prishet pa e studiuar,

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Sukthi tha se asnjë ndërtesë e shkatërruar nga tërmeti nuk duhet  prishur pa kryer më parë një studim  të mirëfilltë. Sipas kryeopozitarit, hetimet duhet të vijojnë dhe abuzuesit me ndërtimet duhet të japin llogari para ligjit. Ai i bëri thirrje përsëri kryeministrit Edi Rama të dëgjojë dhe aplikojë 3 propozimet e opozitës, ndërsa tha se procesi i vlerësimit të banesave duhet të ecë më shpejt dhe pa humbur kohë.

“Shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. E para duhet studiuar se përse ndodhi dhe çfarë ndodhi. Betoni flet. Mënyra se si është shkatërruar një banesë  tregon gjithçka, që nga zbatimi i projekti deri tek kodet e ndërtimit.  Para se të shembet duhet të studiohet. Çdo objekt përbën sot e tutje provë materiale për hetimet penale. Ka përgjegjësi kjo punë. Janë 51 persona të hyrë në dhe. Dhe e treta duhet të nxirren orenditë sigurisht pa rrezikuar njerëzit. Fokusi ynë është të ndihmojmë njerëzit. Prokuroria  ka ligjin. Nëse Prokuroria merret zvarrë dhe kthehet në vegël ky është problem tjetër. Në do të mbështesim çdokënd. Të përshpejtohet procesi i vlerësimit. Ka më pak vlerësues në terren seç duhet të kemi. Mirënjohje për këtë që ndihmon, por tani shteti duhet të marrë përgjegjësi  për veprime të koordinuara”-tha ai.

Lajme te ngjashme