Home Aktualitet Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor miraton shtyrjen e afatit me 4 muaj

Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor miraton shtyrjen e afatit me 4 muaj

nga Albina Hoxhaj

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur sot zgjatjen e afatit me 4 muaj të Komisionit Hetimor.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë mbledhur sot Komisionin Hetimor për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor.

“Ky komision dhe mazhoranca ka kërkuar një shtesë për afat kohor. Dhe për të investiguar një institucion kaq të rëndësishëm duhet më shumë kohë. nuk e  ka patur kohën e duhur për tu mbledhur dhe për të shqyrtuar faktet. Kjo ka ardhur edhe për shkak të gjendje në Shqipëri pas tërmetit të rënë. Është e pamundur që afati që është përcaktuar me 8 dhjetor. Është koha e pamjaftueshme për të dalë në një kërkesë sa më ta saktë dhe të drejt ligjor. Shtyrja me 4 muaj kërkohet për ta nxjerrë këtë punë të saktë. Mund të duhet edhe kohë tjetër madje por edhe mund ta mbyllim më para “, tha deputeti Alban Zeneli i cili drejtoi sot Komisionin Hetimor

Komisioni Hetimor ka marrë nën shqyrtim veprimet dhe mosveprimet e Presidentit Meta në lidhje me dekretet që ka lëshuar për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve për shtyrje më 13 tetor. Në të njëjtën kohë Presidenti po hetohet edhe për akte të tjera në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e tjera. Mazhoranca pretendon se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Komisioni vendosi sot me 8 vota pro dhe 1 kundër shtyrjen me katër muaj të veprimtarisë së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Lajme te ngjashme