Home Politike Ambasadori i Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.

Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.

Lajme te ngjashme