Home Aktualitet Tirana pa ujë, qytetarët ankohen, bashkia asnjë zgjidhje

Tirana pa ujë, qytetarët ankohen, bashkia asnjë zgjidhje

nga Albina Hoxhaj

Qytetarët e  Tiranës përballen me mungesën ujit prej kohësh, ndërkohë që paratë e përfituara nga rritja e çmimit të ujit nuk janë kthyer në shërbim për qytetarët.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe ish kryetari i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Bashkisë së Tiranës Eltjon Halimi.

“Qytetarët e Tiranës po vazhdojnë ende çdo ditë që të përballen me mungesën e theksuar të ujit të pijshëm. Çdo ditë pranë Këshilltarëve të LSI-së vijnë ankesa nga çdo zonë e qytetit , për mos furnizim me ujë të pijshëm, ndërkohë që faturat e ujit rriten përditë, duke rënduar buxhetin e familjeve të thjeshta.

Në Këshillin Bashkiak, në korrik të 2017, ku edhe u miratua rritja e çmimit të ujit, u premtua nga Bashkia e Tiranës, që kjo rritje çmimi bëhej pikërisht për investime dhe 24 orë ujë në ditë!

Por sot, 2 vjet më pas, fatkeqësisht jemi përballë një situate, ku qyteti ynë vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, duke shkaktuar probleme të përditshme në jetën e qytetarëve.

Jemi përpara faktit ku shumë banorë, nisur nga kjo situatë detyrohen të blejnë ujë nëpër bote, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin human, pasi janë të pakontrolluara dhe mund të përhapin epidemi infektive.

LSI i kërkon Kryetarit të Bashkisë që fondet nga taksapaguesit të mos përdoren për fasada që iu del shpejt boja, por për investime reale në rrjetin e ujësjellësit, në mënyrë që 2020 ta gjejë Tiranën me ujë 24 orë, si çdo qytet tjetër europian, ku duam të integrohemi”, shkruan Halimi.

Në qendër të Tiranës, siç mund ta shikoni nga fotot dhe videot e mëposhtme uji vijon të shpërdorohet pa sjellë asnjë dobi për qytetarët.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!