Parkimi i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se 3 makina janë djegur në parkim.
Ende nuk është zbardhur ngjarja, por deri tani mësohet se makinat kanë qenë të parkuara, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.
Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen, të cilat kanë arritur që të shuajnë flakët.
Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave. Po asht mësohet se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.