Prizren/ Në kampin e të mbijetuarve të tërmetit lind bebja e parë

Read Time:37 Second

Ka lindur edhe foshnja e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga të prekurit e tërmetit në Durrës që po strehohen në Kosovë, raportojnë mediat në Kosovë.

 “Ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”, shprehet Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Ndryshe, një numër i madh i familjeve të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri janë strehuar në Kosovë.

Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh i të prekurve nga tërmeti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Një lajm i panevojshëm i prokurorisë dhe lajmi i vërtetë i munguar prej saj!
Next post Rama fton Bashën për propozime në tavolinë, Basha: Qeveria të anulojë 150 milionë dollarë për oligarkët!