Home Aktualitet Grabitja, autorët morën rreth 300 milionë lekë, dhunuan shoferin e “Security”

Grabitja, autorët morën rreth 300 milionë lekë, dhunuan shoferin e “Security”

nga Albina Hoxhaj

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku autorë të paidentifikuar morën një shumë të konsiderueshme nga një makinë e “Security Spartan”, duke dhunuar personat që ndodheshin në mjet. Dyshohet që autorët të kenë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinë të shërbimit privat.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Lajme te ngjashme