Home Aktualitet Basha propozon planin me 3 pika: Mbështesim çdo përpjekje të qeverisë

Basha propozon planin me 3 pika: Mbështesim çdo përpjekje të qeverisë

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte këtë mesditë në lagjen numër 7 të Durrësit, e cila është prekur jo pak nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Kreu i opozitës së bashkuar propozoi një plan me tri pika për t’iu ardhur në ndihmë banorëve, që sipas tij, duhet të nisë me vlerësimin urgjent të banesave, në mënyrë që banorët të mësojnë nëse duhet të kthehen te shtëpitë e tyre apo jo.

“Prioritare është ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Ne mbështesim çdo masë që merret për të ndihmuar këta njerëz dhe po bëjmë gjithçka si opozitë për t’i ndihmuar. Tani është koha për veprime urgjente, konkrete dhe të mirëkoordinuara. Mbrëmë kisha takim me ekspertët e inxhinierët më të mirë të Shqipërisë, ku mësova se kemi të paktën 500 specialistë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre vullnetar.

Unë propozoj një plan me 3 pika: së pari organizimin e këtyre inxhinierëve për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave; së dyti vlerësimi me urgjencë dhe ndarja e banesave në të banueshme dhe të pabanueshme; e treta është të përdoren fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afër 150 dollarë në buxhet të planifikuar për 10 oligarkë dhe këto t’iu vijnë në ndihmë banorëve. Këto janë tre pikat që propozoj sot, ndërkohë që ekspertët tanë po punojnë për t’i zhvilluar më tej”, deklaroi kreu i PD.

Lajme te ngjashme