Home Kronike Kryebashkiaku i Ramës me 3 emra, prokuroria nis hetimet për Mark Babanin

Kryebashkiaku i Ramës me 3 emra, prokuroria nis hetimet për Mark Babanin

nga Albina Hoxhaj

Dy ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e emëruar të  Vaut të Dejës, Mark Babani, i cili u akuzua ka ndërruar 3 herë emrin dhe se ka fshehur dënime të tjera.

Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”, denonconte PD, ndërsa shtonte më tej se: Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966.

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:
1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”.

Babani bëhet kryebashkiaku i tretë i zgjedhur nga PS që merret nën hetim nga Prokuroria, pas Agim Kajmakut të Vorës dhe Valdrin Pjetrit në Shkodër. Ndërkohë pritet publikimi i shumë dosjeve të tjera me kryebashkiak të emëruar të cilët rezultojnë të inkriminuar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!