Basha – Ramës: Nuk është koha për foto!

Read Time:36 Second

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga Durrësi, nga zona e goditur nga tërmeti, se mbështet çdo përpjekje për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të qeverisë dhe të kujtdoqoftë.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar në këtë periudhë, Basha e bëri të qartë se tani nuk është koha për foto dhe shfaqje.

“Mbështesim çdo përpjekje për të ardhur në ndihmë të këtyre njerëzve, – nënvizoi Basha nga Durrësi. –  Të qeverisë dhe kujtdo tjetër!  Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar . Nuk është koha tani për foto dhe shfaqje, por për veprime të mirëkordinuara dhe urgjente. “

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/698341647240169/?t=0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Bashkia e Kurbinit dhe Drejtoria e doganave në Tiranë, të pasigurta
Next post Departamenti Amerikan i Shtetit i kalon një fond ndihme organizatës “Karitas” dhe “Kryqit të Kuq”/ Nuk besohet qeveria Rama