Këto foto vijnë si një përmbledhje e agjencisë më të madhe në botë, Associated Press. Ato tregojnë pasojat e tragjedisë që goditi Shqipërinë më 26 nëntorit. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë tronditi vendin përpara agimit të martën duke shkaktuar 51 viktima dhe mbi 2 mijë të plagosur, shkruan agjencia. Sipas saj, qyteti më i goditur ishte Durrësi, një pikë e rëndësishme turistike e vendit. Deri më tani flitet për mbi 700 godina të dëmtuara në Durrës dhe 235 në Tiranë.