Home Aktualitet BE mbështetje qeverisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

BE mbështetje qeverisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

nga Albina Hoxhaj

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, theksoi sot se BE do të ndihmojë për rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Drejtuesin e Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum, ambasadori Soreca theksoi se “BE do ta ndihmojë Shqipërinë të rindërtohet në proces afatgjatë. Janë tre faza, së pari kërkim-shpëtimi që ka përfunduar, së dyti vlerësimi i dëmeve që bëhet me ndihmën e vendeve të BE-së, i cili do të vijojë për disa ditë dhe është një fazë shumë e rëndësishme”.

“Kjo do të ofrojë siguri për popullin shqiptar, ata do ta dinë nëse banesa e tyre është e sigurt. Faza e tretë është vlerësimi pas katastrofës, deri te mbështetja financiare dhe ndërtimi. BE është gati të drejtojë. Vendet e BE-së janë treguar gati për të mbështetur qeverinë për të rindërtuar ato zona që janë prekur. Tani jemi në mes të fazës së dytë, kur kjo të përfundojë, do të nisë faza e tretë”, tha Soreca.

Soreca u shpreh se “dhimbja juaj është dhimbja jonë. Janë me mijëra njerëz që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ne po punojmë për të kthyer normalitetin në zonat e dëmtuara. BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë, Shqipëria nuk është vetëm afër nga ana gjeografike, por edhe në zemrat tona”.

“Ne kemi zbatuar mekanizmin për të sjellë në Shqipëri ekspertë, të cilët kanë ardhur nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj”, tha Soreca.

Ai falënderoi ekipet e kërkim shpëtimit të vendeve të BE-së, pasi kjo ka qenë ndihma e parë menjëherë pas tërmetit.

“Inxhinierë nga vende të BE-së që kanë ardhur për inspektimet”, tha Soreca

Lajme te ngjashme