Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Shqiptarët të jenë të sigurt, kontroll çdo banese

Read Time:2 Minute, 2 Second

Drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum, deklaroi se ekipet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri deri në vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntori.

Në një konferencë për media me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Glerum  deklaroi se ekspertët ndërkombëtar kanë ardhur që të martën dhe nuk do të largohen, deri kur të sigurohen që njerëzit në nevojë do të marrin ndihmë.

“Ne do jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin kur ndihma ndërkombëtare të shkojë në destinacion dhe do sigurohemi se çdo njeri që është në nevojë do ta marrë atë. Për momentin kemi krijuar një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare”,-u shpreh ai.

Më tej, drejtuesi i emergjencave deklaroi se situata në Shqipëri pas tërmetit ishte kaotike, por sipas tij, po bëhet një strukturim i mirë për koordinimin e të gjithë aktiviteteve për rimëkëmbjen e kësaj situate.

“Jam këtu me një ekip ekspertësh të BE dhe Kombeve të Bashkuara, duke kombinuar përpjekjet tona në një reagim ndërkombëtar për të siguruar një reagim të koordinuar. Ne filluam operacionin e kërkim-shpëtimit, ekipe nga vendet e BE dhe jashtë saj erdhën në Shqipëri për të kërkuar njerëzit nën rrënoja. Kjo etapë ka përfunduar me disa operacione të suksesshme shpëtimi, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Kjo është një pjesë e rëndësishme”.

“Ishte një situatë kaotike në fillim, por tani një strukturë e themeluar mirë, me ministrin Çuçi, për të koordinuar të gjithë aktivitetet dhe ne e mbështesim atë. E mbështesim në vlerësimin e dëmeve, pra ne vlerësojmë të gjithë ndërtesat për sigurinë për të siguruar të gjithë shqiptarët të dinë nëse mund të kthehen në shtëpitë e tyre ose nëse ato duhen riparuar apo shkatërruar plotësisht. Dje patëm 38 inxhinierë në terren, sot do të kemi 50 dhe operacioni do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Do të jetë një kombinim mes shqiptarëve dhe inxhinierëve ndërkombëtarë për të siguruar standardet ndërkombëtare. Ky proces po ecën mirë. Gjithashtu, po mendojmë edhe për njerëzit që duhen strehuar përkohësisht, për njerëzit që kanë humbur gjithçka për momentin po vijon një vlerësim i nevojave për t’u siguruar se cilët janë ata persona që kanë nevojë për ndihmë. Ndërkohë, ne sigurohemi se këto ekipe janë dërguar në vend. Ekipet ndërkombëtare janë dërguar për të ofruar ndihmë”, tha ndër të tjera, drejtuesi i Emergjencave të Bashkimit Europian. z.Tosk.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Ndjekje penale për ata që do të rezultojnë përgjegjës
Next post Xhaçka vlerëson ndihmën e partnerëve: Do të rindërtojmë Durrësin e Thumanën