Tërmeti/Prokuroria e Durrësit nis hetimet për “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”

Read Time:31 Second

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar më 29 nëntor çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Sipas Prokurorisë, për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

“Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, thekson Prokuroria

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Z. Kryeministër, mos lejo rindërtimin e barbarisë!
Next post Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Ndjekje penale për ata që do të rezultojnë përgjegjës