21 vite nga vrasja e Hajdarit, Berisha: Ta hedhim në kosh regjimin e ‘Edvin Mafise’

Read Time:1 Minute, 22 Second

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha përmes një postimi në profilin zyrtar shkruan se falanga të zyrtarëve kriminelë me uniformën e oficerëve të lartë të policisë ekzekutuan para selisë së PD tribunin e lirisë të shqiptarëve.

MESAZHI I BERISHËS
Azem ti je gjalle!

Te dashur miq, si sot 21 vjet me pare Shqiperia perjetoi vrasjen e shekullit. Fallanga te zyrtareve kriminel me uniformen e oficereve te larte te policise ekzekutuan para selise se PD, sipas nje skenari politik, tribunin e lirise te shqiptareve, prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e pluralizmit politik dhe Partise Demokratike, kryetarin e pare te saj, Azem Hajdari.
Azem ti je gjalle!
Ata, qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj tij per sistemin e baballareve xhelat dhe mizor qe ai permbysi, kryen me 12 shtator te vitit 1998 vrasjen e shekullit kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber ndeshkimin e historise
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor te te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.
Sot mirenjohja me e thelle qe mund te shprehet dhe nderimi me i madh qe mund ti behet Azem Hajdarit, Liderit te Revolucionit Demokratik te Dhjetarit 1990, i cili së bashku me shokët dhe shoqet e tij studente u përballë dhe përmbysi në dhjetor të vitit 1990 sistemin me monist të planetit, ështe të ngrihemi ne lartesine e guximit epik te tij dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe rregjimin e kakistokracise te Edvin Mafise dhe klikes se tij kriminale.
Azem ti je gjalle!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Çollaku: Tahiri i pafajshëm, Shullazi gjyqtar, Rama avokat, USA dëshmitar
Next post Kryebashkiaku i Ramës me 3 emra, prokuroria nis hetimet për Mark Babanin