Në mbedhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama iu vuri edhe një ultimatum ndërtuesve, pallatet e cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti, por nuk kanë rrezikshmëri shembjeve.

Rama iu bëri thirrje atyre që të paraqiten sa më parë pranë Shatabeve të Emergjencave për të bërë një deklaratë për të marrë përsipër të gjitha dëmetimet në pallate me shpenzimet e tyre. Rama iu ka theksuar që të mos hezitojnë, pasi më vonë do të përballen me ligjin.

“Ndërkohë që njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike, por dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe që sot hyjnë te godinat e dëmtuara, por jo të rrezikshme, që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t’i paguar vetë godinat një për një riparimet. Nga ato sipërfaqësore te dëmet materiale që u kanë shkaktuar njerëzve. Shumë shpejt do të jetë vonë për ta, kush do i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt përpara drejtësisë dhe do ta cojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.”, u shpreh Rama.