Basha takon ekspertët e sizmiologjisë, inxhinierë e arkitektë: Do kemi propozime konkrete

Read Time:1 Minute, 27 Second

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa nga ekspërtët e Shqipërisë në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike

Sipas drejtorisë së medias në PD, pjesë e këtij takimi ishin: Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi etj.

Takimi ka qenë i mbyllur dhe pa praninë e medias, por zyra e shtypit në PD bën  e dije se ekpertët kanë treguar përvojën e tyre dhe propozime konkrete, të cilat do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

Nurmi një i PD vlerësoi se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim. Një nga problemet e ngrtirura në takim nga ekspertët sizmiologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmike, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti i Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Frika e qytetarëve nga tërmetet, Rama sulmon mediat: I çmendët, jeni maskarenj
Next post Merkel mesazh ngushëllimi Ramës: Do u mbështesim në këtë kohë të vështirë