“Media është skandaloze dhe s’ka diskutim”, Marin Mema replikon me Ramën

Read Time:1 Minute, 25 Second

Gazetari Marin Mema ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me akuzat që i janë bërë medias në ditët e fundit. Në tryezën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Mema i është kthyer Ramës dhe të pranishmëve të tjerë duke thënë se të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e tyre dhe të mos gjejnë fajin tek mediat.

Rama: Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë në rregull.

Marin Mema: Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve. Para se t’i vëmë fajin medias secili duhet të shikoj fajin e tij në këtë histori.

RamaPak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë.

Mos u shqetëso për kategorinë se kategoria jo te do të mbijetojë pavarësisht se çfarë them unë, por është skandaloze e përsëris. Sigurisht nuk janë të gjithë njësoj. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Frika nga një tërmet tjetër, qindra qytetarë dynden drejt Rinasit, në radhë për të hipur në avion
Next post Imam Naçi bëj punën e Allahut e jo të shejtanit.