Presidenti Meta priti sot në një takim Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Në një postim në profilin zyrtar Meta shkruan se mori mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

I lumtur të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, dhe të merrja garancitë e saj për mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë, të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.🇦🇱🤝🇸🇪