Home Aktualitet Pasojat e tërmetit, në të gjithë Shqipërinë evakuohen 10 mijë banorë, të huajt inspektime në terren

Pasojat e tërmetit, në të gjithë Shqipërinë evakuohen 10 mijë banorë, të huajt inspektime në terren

nga Albina Hoxhaj

 13:14

SHQIPËRI– Pesë ditë kanë kaluar nga nata kur tërmeti 7 ballësh ‘tronditi’ vendin dhe shkaktoi 51 viktima, mes tyre edhe fëmijë.

Pas ndërimeve të fundit që iu bënë të gjithë personave që humbën jetën nën rrënojat e banesave të tyre, tanimë ka ardhur koha që të merremi me të mbijetuarit. Si pasojë e dëmtimeve që kanë marrë banesat, qindra familje do të strehohen nëpër hotele deri në rindërtimin e shtëpive të tyre.

Për të vendosur lidhur me rrezikshmërinë e banesave të dëmtuara, në Shqipëri kanë mbërritur edhe ekspertë të tuaj nga Greqia, Italia, Franca madje dhe Amerika. Së bashku me shqiptarët, ekspertët do të inspektojnë çdo banesë të dëmtuar. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se vëzhgimi mund të bëhet edhe nga shqiptarët por për siguri duhen katër palë sy.

Fillimisht inspektimet do të nisin në Durrës e Thuman, aty ku edhe janë shkaktuar më shumë dëmtime nga lëkundjet e tokës. Më pas, aksioni do të vijojë në Tiranë, ku numërohen 1192 banesa me dëmtime serioze dhe 265 pallate kërkojnë të vlerësohen.

-Dëmet në të gjithë qarqet e prekura

6 pallate të shembura

20 banesa të shembura

185 pallate të dëmtuara (38 të dëmtuara rëndë)

728 banesa të dëmtuara (620 me dëmtime të rënda)

shkolla të dëmtuara

Ndërkohë që banesat e tyre janë dëmtuar, rreth 10 mijë banorë janë evakuar në të gjithë Shqipërinë. Disa prej tyre jetojnë në çadra pasi nuk duan të që largohen prej shtëpisë, disa janë vendosur në hotele, ndërsa të tjerë kanë shkuar pranë familjarëve të tyre.

Zhvendosja e banorëve

-964 banorë në çadra;

-2329 banorë në hotele;

-4816 banorë janë strehuar pranë të afërmve.

-838 banorë në qendrat sociale;

Të dëmtuara nga tërmeti kanë qënë edhe disa shkolla, që kanë bërë shtyrjen e procesit mësimor. Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se në qarkun e Durrësit, mësimi do të rifillojë më datë 9; në Tiranë e Lezhë mësimi do të vijojë normalisht më datë 5. Të gjitha qarqet e tyre do të vijojnë mësimin normalisht ditën e nesërme. 

Tërmeti ka pasur edhe reagime politike. Vetëm pak orë më parë, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që lëshoi lidhur me pasojat e tërmetit. Ajo u shpreh se kishte marrë shumë komente negative dhe nuk e përballonte dot stresin. 

Lajme te ngjashme