– Disa orë pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos, në qytetin bregdetar është vendosur emri i pasardhësit të saj.
Në mbledhjen e Këshilit Bashkiak të qytetit është vendosur që në postin e kryebashkiakut të vendoset Zhulien Varkaj.
Varfaj ka qënë një nga personat e bësuar të paraardhësit të Sakos, Vangjush Dakos duke mbajtur edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë. Varfajt i ka kaluar automatikisht detyra pas dorëheqjes së Sakos sipas pikës 5 të nenit 61.
“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.”