Që prej mëngjesit të 26 nëntorit askush nuk ka gjetur qetësi jo vetëm nga tmerri i përjetuar në 30 sekondat e atij mëngjesi fatkeq, por edhe deri në këto momente që flasim pasi lëkundjet e ndjeshme nuk kanë të sosur.1

Foto nga Instagrami i Gerhard Pregapuca

Fotografi i njohur Gerhard Pregapuca ashtu si shumë njerëz të tjerë në vend ka përjetuar panikun nga tërmeti tragjik që preku vendin tonë, ka publikuar një foto unike krahas së cilës shkruan: Pas tërmetit! Babai dhe djali.. Kjo është foto më e bukur që unë kam bërë deri më sot! Foto që nuk do filtra, nuk do drita, nuk do hashtage. Do vetëm ta vështrosh dashurinë dhe përkujdesin e prindit! Ky është heroi im.