Home Aktualitet “U gjetën të mbijetuar poshtë tavolinave/ Shkreli: Energjia sizmike ka rënë, nuk ka vend për panik nga lëkundjet

“U gjetën të mbijetuar poshtë tavolinave/ Shkreli: Energjia sizmike ka rënë, nuk ka vend për panik nga lëkundjet

nga Albina Hoxhaj

Gjatë Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha se njerëzit duhet kenë më shumë besim te organet e specializuara dhe duhet të hyjnë në ndërtesa vetëm pas certifikimit të tyre.

Shkreli tha se dhe në ditë në vazhdim mund të ketë lëvizje të lehta, pra energjia sizmike vjen duke rënë, ky është një fakt statistikor dhe çdo njeri mund ta konfirmojë edhe në internet.

Po ashtu Shkreli iu drejtua qytetarëve me këshilla në rast lëkundjesh nga tërmeti.

“Një këshillë sizmik, banorët në katet e larta nuk rekomandohen të dalin gjatë lëkundjes sizmike. Raste që ne kemi gjetur gjatë kërkim shpëtimit, kanë shpëtuar njerëz të cilët pavarësisht se është shembur objekti kanë shpëtuar ata njerëz që janë gjendur poshtë krevateve, tavolinave, poshtë objekteve që kanë trarë. Kjo tregon se njerëzit duhet të rrinë në vende të sigurta gjatë tërmetit dhe duhet të shfrytëzojnë pauza për të dale. Banorët e akteve të para mund të dalin menjëherë”,-tha ai.

Në fund, ai tha se “njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga lëkundjet. Kjo është një gjë që nuk ka vend për panik”.

Lajme te ngjashme