Home Aktualitet Familjet e viktimave të tërmetit do të futen në banesa e reja brenda mesit të dhjetorit

Familjet e viktimave të tërmetit do të futen në banesa e reja brenda mesit të dhjetorit

nga Albina Hoxhaj

Familjet e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit do të futen në banesa e reja brenda datës 15 dhjetor 2019.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama ngarkoi zv/ministren e Finanacave dhe të Ekonomisë, Dajna Sorensen që të zhvillojë bisedime me të gjitha familjet e viktimave, për akomodimin e tyre përfundimtar në shtëpitë e reja.

“Familjeve të dërrmuara të Thumanës u duhen dhënë opsione nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty, apo të vijnë në Tiranë. Ne i kemi zgjidhjet në të dyja rastet, por besoj se për familjet që kanë pasur këtë goditje kaq ekstreme ikja nga ai vend do të ishte zgjidhja më e mirë, sepse qëndrimi aty në zonën ku humbën gjithë ato njerëz do ta bënte shumë më të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre dhe sidomos të fëmijëve”, tha Rama.

Ky proces, sipas tij, “duhet të bëhet urgjent”. “Maksimumi i maksimumit brenda mesit të dhjetorit të gjithë ata duhet të jetë nëpër shtëpia. Kështu edhe me familjet në Durrës dhe në Tiranë, e njëjta gjë”, tha ai. 

Lajme te ngjashme