Shahini: Të nisë mësimi në qarqet e paprekura, shtyrje vetëm në zonat ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Read Time:2 Minute, 36 Second

Ministria e Arsimit, Besa Shahini deklaroi sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave se është bërë vlerësimi i dëmeve në shkolla.

Shahini tha së “në Durrës janë 16 shkolla dhe kopshte të cilat janë ose të dëmtuara rëndë ose të dëmtuara më lehtë dhe që kanë nevojë për riparime dhe që nuk mund të happen, në Tiranë janë 23 shkolla të dëmtuara më rëndë apo edhe pak më lehtë dhe që nuk mund të rihapen menjëherë dhe në Lezhë janë 10 shkolla, 3 të dëmtuara më rëndë dhe 7 pak më lehtë por që nuk mund të rihapen menjëherë. Në qarkun Elbasan kemi edhe 3 shkolla të tjera të cilat janë të dëmtuara më rëndë apo më lehtë por që nuk mund rihapen menjëherë”.

Ajo theksoi se dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit të dëmtimeve në Durrës por sidoqoftë ka nevojë për kohë që të riparohen. Ka edhe dhjetra shkolla të tjera me dëmtime shumë të lehta plasaritje suvaje etj, të cilat me lehtësi të madhe riparohen dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për nxënësit. Mënyra se si kemi ecur për identifikimin e shkolla, është që në datë 26 nëntor të gjithë Drejtorët e shkollave dhe Zyrave Arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave të cilat kanë paraqitur ndonjë shqetësim. Më datë 27 nëntor Instituti i Ndërtimit me inxhinierët e Shqipërisë kanë bërë të gjitha inspektimet në zonën e Durrësit, më datë 28 dhe 29 janë bashkangjitur inxhinierët nga Kosova dhe kanë bërë inspektime edhe në qarqet e tjera në Durrës, Tiranë, Lezhë, Elbasan por edhe më gjerë ku kemi patur shqetësime si Vlorë që nuk kanë gjetur ndonjë problem”, tha ministrja.

Ajo nënvizoi se janë inspektuar të gjitha shkollat publike dhe ka nisur puna edhe në shkollat private. “Puna që kemi bërë dhe dhe pardje kemi bërë një plan zhvendosje. Në rast se hapet shkolla nesër  në të gjitha qarqet, ne kemi që tani planin e zhvendosjes së nxënësve që vijojnë mësimin në shkollat që nuk mund të happen menjëherë. Kemi bërë planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar em shumë kujdes shërbimin psiko-social që u kemi dërguar edhe manualet e reja. Paralelisht me Fakultetin e Shkencave Sociale do kemi studentë të nivelit master që do na vijnë në ndihmë për zona që nuk janë të mbuluar mirë me shërbimin psiko-social”.

“Në përgjithësi në vlerësimin e parë, mendoj se në qarkun Durrës është koha që të fillojë mësimi që të hënën. Mendoj që Qarqet Tirana dhe Lezha kanë nevojë që të bëjnë riparimet e nevojshme që të hapen shkollat. Kemi dy opsione, të fillojë mësimi në të gjitha qarqet e paefektuara pasi kemi nevojë që të fillojë procesin e normalizimit dhe të bëjmë një shtyrje  të rifillimit të mësimit në zonat ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është që të mos të fillojë mësimi vetëm në qarkun Durrës ndërsa në Tiranë dhe Lezhë të mos fillojë mësimi vetëm në shkollat e identifikuara me probleme. Por mendoj se kjo do na paraqiste një çakordim të punës nëpër këto qarqe”, tha Shahini.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vlerësimi i dëmeve nga tërmeti/ Balluku: 67 inxhinierë italianë, grekë dhe turk sot në terren, ekspertë edhe nga Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore
Next post Familjet e viktimave të tërmetit do të futen në banesa e reja brenda mesit të dhjetorit