Home Aktualitet Vlerësimi i dëmeve nga tërmeti/ Balluku: 67 inxhinierë italianë, grekë dhe turk sot në terren, ekspertë edhe nga Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore

Vlerësimi i dëmeve nga tërmeti/ Balluku: 67 inxhinierë italianë, grekë dhe turk sot në terren, ekspertë edhe nga Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore

nga Albina Hoxhaj

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot gjatë Mbledhjes së Jashtëzakonshme të qeverisë se në terren janë vendosur ekspertë të huaj të udhëhequr nga ato shqiptare.

Balluku tha se “grupet të cilat operojnë në terren sot janë grupe mikse të udhëhequra nga inxhinierë shqiptarë të cilët njohin terreni, legjislacionin dhe kompleksitetin e ndërtimeve që Shqipëria ka si edhe inxhinierët më të mirë të huaj të cilët ne na janë bashkuar pas thirrjes që ne i kemi bërë dhe na janë përgjigjur pozitivisht”.

“Sot në terren operojnë 40 inxhinierë italianë, 16 grekë, 11 turk, ndërkohë që ditët e para kemi patur një grup të madh inxhinierësh nga Kosova të cilët kanë skanuar që në ditët e para strukturat e shkollave që në i konsiderojmë nga më të rëndësishme dhe kanë kryer inspektime në zonën e Laçit dhe të Thumanës. Inxhinierët francezë ndodhen në në Tiranë ndërkohë që kemi një axhendë të mirëfilltë të dative dhe orareve të për grupet nga Bullgaria, Hungaria, Rumania. Ka konfirmuar edhe Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore që do të dërgojë ekspertë në Shqipëri për të kryer edhe ata ekspertizën e tyre duke qenë se janë një nga agjencitë që posedojnë teknologjinë më të mirë të kësaj fushe. Gjithashtu nga Maqedonia e Veriut është konfirmuar që një grup shumë shpejt do ti bashkohen ekspertëve shqiptarë dhe për më tepër ata do të jenë të pajisur me logjistikë gjë që na lehtëson punën në terren pasi shtimi i grupeve e bën më komplekse plotësimin e kushteve të logjistikës duke qenë se janë në një pjesë të madhe të territorit dhe në çdo zonë sado e largët që është ajo, edhe në zona ku ne na merr kohë një akt ekspertimi siç nuk ndodh zakonisht në qytete ku banesat janë afër dhe mund të kalojnë nga një objekt te tjetri “, tha Balluku.

Sipas saj kjo është një situatë dinamike këto grupe shtohen pasi vazhdojnë të mbërrijnë në tiranë pas thirrjes tonë grupe të tjera me specialist të tjerë nga të gjitha vendeve që ne u jemi drejtuar.

Lajme te ngjashme