Home Aktualitet Aty ku Rama ka plotësisht të drejtë

Aty ku Rama ka plotësisht të drejtë

nga Albina Hoxhaj

Nga Klodian Tomorri

Thirrja e kryeministrit Edi Rama qe te gjitha donacionet per familjet e prekura nga termeti te kanalizohen ne fondin e qeverise eshte gjeja me racionale per t’u bere. Nese fondet do te shperndahen ne 30 organizata jo fitimprurese apo individe dhe gjithsekush prej ketyre do te prokuroje sipas qejfit, atehere shtigjet e abuzimit do te jene shume te medha dhe parate mund te shkojne ne llogari zengjinesh.

Lista e donacioneve te medha nga bizneset dhe individet e pasur duhet te jete publike. Emri i cdo biznesmeni apo kompanie qe dhuron mbi nje shume te caktuar, fjala vjen 50 mije euro, duhet te jete publik se bashku me kontributin perkates dhe te njihet vetem nese derdhet ne llogarine e qeverise prane Bankes Qendrore. Perndryshe mund te ndodhe qe biznesmet, te cilet kane premtuar donacione nga 1 milione euro apo me shume, te mos dhurojne asnje lek ne te vertete. Pra te bejne thjesht dhe vetem publicitet.

Organizatat apo individet e ndryshem qe kane mbledhur shuma te konsiderueshme duhet ti bashkangjiten Komitetit te Rindertimit. Fondet e tyre duhet te bashkohen me fondin e qeverise dhe te menaxhohen si nje i vetem. Keto organizata apo individe duhet te jene pjese e te gjithe procesit te rindertimit per te kontrolluar qeverine qe te mos abuzoje.

E mira eshte qe edhe opozita te behet pjese e procesit duke ju bashkuar Komitetit te Rindertimit. Pra te jete pjese ne procedurat e prokurimit dhe menaxhimit te fondeve. Me shume sy, me pak mundesi per abuzim.

Biznesmenet apo kompanite qe premtojne pallate, apartamente apo materiale ndertimi, nuk duhet te lejohen ta bejne kete ne menyre te pavarur. Vetem permes qeverise.

Cdo prokurim duhet te jete publik, me gare te hapur dhe kritere te percaktuara qartazi. Te gjitha pallatet qe do te ndertohen apo apartamentet qe mund te blihen duhet te kene standardet maksimale te sigurise. Inxhinieret, arkitektet, projektuesit dhe ndertuesit qe do te ndertojne godinat e reja duhet te hedhin firmen dhe te mbajne pergjegjesi maksimale se jane ndertuar me standardet ligjore. Po rezultoi ndryshe te perballen me ligjin.

Vetem keshtu procesi i rindertimit do te jete transparent dhe pa mundesi abuzimi.

Lajme te ngjashme