Home Aktualitet U hodh nga kati i pestë që të shpëtonte, Rama takon heroin e vogël

U hodh nga kati i pestë që të shpëtonte, Rama takon heroin e vogël

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fëmijët e prekur nga tërmeti që ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. Konkretisht Rama zhvilloi një bisedë mjaft miqësore me dy fëmijët Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 7 dhe 10 –vjeç.

Daja e Cakonit që humbi të atin dhe motrën nga tëmrti i tmerrshëm tregon se i vogli është hedhur nga kati i pestë dhe ka shpëtuar. Kurse Lala humbi të motrën e ndërsa e ëma gjithashtu mbeti e plagosur.

Fillimisht Rama u ndal duke biseduar me Lalën, i cili i bëri edhe një çokollatë dhuratë.

Biseda e Ramës me 7-vjeçarin Aurel Lala

Edi Rama: Ti më kërkoje mua, po përse me doje? 

Aurel Lala: Doja të të shikoja më nga afër

Edi Rama: Si të dukem nga afër? Të dukem si gogol?

Aurel Lala: Jo… nuk më dukesh ashtu

Edi Rama: Hahahahahah Ku ka tërmet që të mposht ty, shih si je ti..

Aurel Lala: Po! Basketbolli dhe futbolli, por për futbollin e kam topin

Aurel Lala i zgjat kryeministri një çokollatë dhe i thotë se e ka blerë për të.

Edi Rama: Këtë çokollatën do ta mbaj kujtim në kryeministri prej teje, kur të vish do ta shohësh. Se ne do takohemi prapë. Tani unë facebook-un do ta mbyll se të bën budalla. Ishalla shpëtoj unë. Lexo libra dhe luaj sport.

Më pas kryeministri kalon në shtratin e fëmijës tjetër.

Edi Rama: Hë çfarë ke ti, ç’të dhemb?

Alesio Cakoni: Shpinën dhe shpatullën, 10 vjeç jam

Edi Rama: Ti do të vish te shtëpia ime, do të prezantoj me Zahon dhe do të shohësh libra sa të duash. Librat i ke nga unë gjithë jetën.

Ogerta Manastirliu tregon se i ka blerë Ipad.

Manastirliu: Ia plotësuam dëshirën…

Daja: Po i shkarkojmë ca lojëra

Edi Rama:  Sa i gjatë je ti? 145 kaq i vogël, sa Erjon Braçe. Kur të rritesh do të bëhesh sa unë. E njeh Braçen? Braçë është njëri që bërtet, një shoku im që më mbyt, shyqyr që nuk e  kam me vete. Me kë je tifoz?Më thuaj bluzën e kujt lojtari të Milanit do? Do të sjell bluzën e Donarumës, për t’u Alesion. Ndërsa ty Aurelin do të sjell bluzën e Ronaldos.

Daja: Alesio është hero është hedhur  nga kati i pestë dhe sot është me këmbë e duar, është hero i vërtetë.

Edi Rama: Tjetër cfarë kërkese ke? Kur të dalëhs nga spitali spitali nëse nuk ke ku të shkosh do të vish në shtëpinë time. Brenda mesit të dhjetorit do të kesh shtëpinë. Të hidhesh nga kati i pesë mos të kem unë shok të ngushtë ty! Ti je bërë shembull për Zahon.

Lajme te ngjashme