Home Aktualitet Ermioni Popa s’e braktis banesën pas tërmetit: Shtëpinë ma ka marrë kushëriri i Edi Ramës, nuk dal

Ermioni Popa s’e braktis banesën pas tërmetit: Shtëpinë ma ka marrë kushëriri i Edi Ramës, nuk dal

nga Albina Hoxhaj

 E moshuara Ermioni Popa është e fundit e familjes së saj dhe pavarësisht se pallatit të saj i është vënë shiriti ajo refuzon të dalë nga banesa.

Popa tregon se ajo do të dalë nga shtëpia kur t’i kthehet banesa e saj, ndërsa shton se ia ka marrë kushëriri i kryeministrit Edi Rama.

Nuk dal unë se s’kam ku të vete. Mua më kanë thënë që s’ka më tërmete, Nuk dal unë, skam frikë. Pastaj mua banesën ma ka marrë kushëriri i Edi Ramës. Ai ma ka marrë. Kur të ma kthejnë atë atëherë do të dal nga këtu. Unë frikë nuk kam kështu që nuk dal,”- tha ajo për gazetaren Anila Hoxha në një lidhje direkte me emisionin “Open”.

Ermioni i përket familjes së famshme Popa që hyri në ambasadën italiane.

Lajme te ngjashme