Home Aktualitet “Anonymous Albania” mbyll faqen e AKEP: Riktheni JOQ, ne nuk falim dhe nuk harrojmë

“Anonymous Albania” mbyll faqen e AKEP: Riktheni JOQ, ne nuk falim dhe nuk harrojmë

nga Albina Hoxhaj

 “Anonymous Albania” ka sulmuar mbrëmjen e sotme faqen zytare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare duke bërë që të mbyllen dhe bllokohen shërbimet e tyre.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, faqja bën me dije se e ka bërë këtë veprim në mënyrë që AKEP të rikthejë brenda 24 orëve faqen e JOQ.

#Njoftim
kompania Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) osht sulmuar nga Anonymous Albania. arsyeja osht se kjo kompani me urdherin e edi rames ka bllokuar domain joqalbania.com . i bejm thirrje AKEP te hap mbrenda 24 oreve locationin per ne shqiperi qe njerzit te ken açess te “JOQ”, perndryshe “AnonymousAlbania ” do marr hapa te medha me sulme kibernetike deri ne bllokimin total te AKEP !
Ne Jemi Anonymous Albania
Ne Jemi ne Mbrojtie te Qytetareve
Ne Nuk Falim
Ne Nuk Harrojm
Na Prisni,”– shkruhet në status.

Lajme te ngjashme